Sport Shqiptar

Liburni i kthehet fitoreve

Liburni i kthehet fitoreve

FC Liburni i është rikthyer fitoreve.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi”. kuqezinjët kanë mposhtur Prishtina 01, me rezultat të ngushtë 3-2, shkruan Shqip.com.

Ani pse në këtë ndeshje skuadra gjakovare ishte pa Ramadan Alaj, i cili është një nga futbollistët kryesorë, arritën që të arokëtojnë pikët e plota.

Golat në këtë takim u realizuan nga Dobroshi, Selmanaj dhe Mejzini.

Për Liburnin, kjo ishte fitorja e pestë në këtë sezonë, ndërsa kanë edhe dy humbje dhe një barazim.

Tashmë, ata kanë grumbulluar 15 pikë.

Në gjiron e ardhshme, Liburni do të udhëtoj në kryeqytet ku do përballet me Mabetex Prishtina.

Njëherish kjo do jetë ndeshja e fundit për sezonën vjeshtore./Shqip.com