Liburni e nisë mbarë sezonën e re
Publikuar:
(02.10.2021 22:10:30)
Liburni e ka nisur me fitore, kampionatin e ri në Superligën e Kosovës në futsall.
Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi”, kuqezinjët mposhtën Pejën me rezultat 6-4, shkruan Shqip.com.
Edhe pse ishin favorit në letër, vendasit u desh të mundoheshin shumë për të arkëtuar pikët e plota.
Pjesa e parë ishte një dramë në vetë, pasi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa në pjesën e dytë gjakovarët bënë diferencën.
Për Librunin, tre gola i shënoi Ramadan Alaj, dy herë shënoi Halim Selmanaj, kurse një gol e realizoi edhe Drilon Maxharraj.
Nënkampionët e Kosovës, në gjiron e ardhshme do të luajnë në udhëtim me Rahovecin ku do i kërkojnë pikët e plota./Shqip.com