Sport Shqiptar

Liburni e mbyll sezonin e rregullt si lider

FC Liburni

Liburni e ka mbyllur si lider – kampionatin e rregullt në Superligën e Kosovës në futsall.

Në palestrën “Shani Nushi” – kuqezinjët kanë shënuar fitore minimale 2-1 ndaj Mabetex Prishtinës.

Skuadra gjakovare ishte më kërkuese që nga fillimi dhe në fund i arkëtoi pikët e plota.

May be an image of one or more people and people standing
Liburni – foto nga e kaluara

Teksa, golat për vendasit u shënuan nga Maxharraj dhe Selmanaj.

Në ndeshjen e play-offit, Liburni do të takohet me skuadrën nga Podujeva, BB Llapi.

Favorit në letër pa asnjë dyshim kuqezinjët – pasi podujevasit gjenden në vendin e katërt në tabelë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjakovë – gjatë javës së ardhshme. /Shqip.com