Lajme

Liburn Aliu: Kosova pa kapacitete ujore dhe me sfida nga degradimi i ambientit nga ndotja

Ministri Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se problemet kryesore me të cilat përballët ky dikaster janë  pamjaftueshmëria e ujit, deponitë me mbeturina të cilat ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ministri Aliu tha se rezervat e ujit në Kosovë janë vetëm 50 milionë kub ujë, të cilat qëndrojnë në rezervarët e ndërtuara kohë më parë..

“Tre fokuset kryesore të ministrisë janë çështja e ujërave, sepse kapacitetet ujore në vendin tonë janë mjaft të limituara. Rezervat tona të ujit janë jashtëzakonisht të vogla pasi lumenjtë dalin nga vendi ynë. Kemi 50 milionë metra kub ujë të rezervuar në vendin tonë në rezervarët e ndërtuara nga e kaluara”

Aliu tha se krahasuar me Shqipërinë, Kosova ka rreth 80 për qind më pak kapacitete ujore.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ai thekson se gjendja në vendin tonë është e rënde për shkak të mbeturinave dhe deponimeve të tyre të cilat ndikojnë në degradim të tokës.

“Kur flasim për tokën e keni parasysh mbeturinat, ato të rrezikshme dhe në veçanti mbeturinat urbane. Dua të theksoj se gjendja në vendin tonë është mjaftë e rëndë, sepse bëhet në deponi e të cilat synojnë të zgjerohen dhe kanë ndikime të shumta në helmimin e tokës dhe degradimin e ambientit.”

Sipas të gjitha këtyre,  Aliu prioritet i jep reciklimit te mbeturinave, riperdorimit si dhe prodhimit të energjisë nga to deri tek deponimi i tyre./Shqip.com

.