Lajme

Liburn Aliu: Isha në Hagë, e kam takuar edhe Hashim Thaçin, Kadriun e pashë nga larg

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka thënë se ai gjatë vizitës që ka zhvilluar në Tribunalin e Hagës ka takuar ish-krerun dhe ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaqi.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një intervistë në T7.

“Unë kam qenë dhe e kam takuar edhe zotin Ngucati, edhe Haradinaj. Kam pas rastin edhe z.Jakup Krasniqin. Kam takuar edhe Hashim Thaçin” ka thënë Aliu.

Ndërsa për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Aliu është shprehur se e ka parë vetëm nga largë.

Aliu tha se VV dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është kundër luftës së UÇK’së.

“Qeveria nuk është anti-UÇK është pro UÇK dhe pro luftës”, tha Aliu.

Gjykatën e Hagës e konsiderojmë si të padrejtë dhe fatkeqësisht është votuar në parlament ka thënë më tutje Aliu./Shqip.com