Kulturë

Libri me kujtimet e Britney Spears zbulon sekretet tronditëse të jetës së saj

Britney Spears, duket se është gati të publikojë librin me kujtime, për të cilin kishte njoftuar vitin e kaluar.

PageSix, thotë se libri do ta ‘trondisë botën’.

Bestselleri do të përfshijë rritjen e saj, famën, marrëdhëniet e saj të trazuara me babanë, nënën dhe motrën si dhe çështjen e krijimit të historisë me avokatin Mathew Rosengart që përfundimisht e çoi atë në rifitimin e lirisë.

Një burim i tha PageSix, “Libri i Britney-t është një histori triumfi. Do të mbulojë momentet e saj më të pambrojtura, fëmijërinë e saj – të qenit një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha – ndarjen e saj me Justin Timberlake, momentin kur ajo rruajti kokën dhe betejën e saj me familjen e saj, rreth kujdestarisë ligjore. Është gjithashtu një histori mbijetese, duke gjetur rrugën e saj për të dalë nga kontrolli total i familjarëve”.

Spears nënshkroi marrëveshjen e botimit prej 15 milionë dollarësh me Simon & Schuster dhe ka punuar me shkrimtarin Sam Lansky – një romancier dhe gazetar i mirënjohur që ka profilizuar yje, përfshirë Madonën. Nicki Minaj dhe Adele.

/Shqip.com