Kulturë

Libri “Kosova”, në anglisht i bashkohet bibliotekës së Stokholmit

Libri “Kosova” nga Jusuf Buxhovi, përkthehet edhe në anglisht.

“Kosova”, krahas promovimit në universitete amerikane, si ai i Hardvardit, tani do t’i bashkohet edhe bibliotekës së Stokholmit.

“Krahas depërtimit gjithnjë e më të madh në bibliotekat e universiteteve dhe të instituteve shkencore amerikane si dhe në shumë qendra të tjera universitare botërore, “Kosova” në anglisht, këto ditë, në saje të angazhinit të Ilir Canhasit, gjeti vend edhe në Bibliotekëne Stokholmit. Këtyre veprave së shpejti do t’u bashkohen edhe “Maqedonia” dhe “Dosja B” në anglisht.”, ka shkruar vetë Buxhovi në Facebook.

Libri konsiderohet se ka dridhur në themel propagandën shumëvjeçare sllave anti-shqiptare mbi prejardhjen dhe historinë tonë kombëtare dhe bazuar në fakte historike e referenca arkivore e akademike, libri paraqet versionin më të çiltër e të saktë të historisë së Kosovës.

Gjithashtu libri është konsideruar si një ngjarje ogurbardhë për Kosovën.