Kulturë

Librat që konsiderohen “udhërrëfyes” të diskursit politik

Të flitet dhe të komentohet për politikë, nuk është diçka e pazakontë, komentet politike këto ditë më së shumti ndjeken përmes ekranit, mirëpo, librat, janë ato, që kanë ndryshuar ideologjitë politike, dhe kanë sjellë revolucion në shoqëri.

Librat klasikë të politikës, janë lexuar, dhe vazhdojnë të lexohen nga studiuesit e politikës dhe drejtësisë. Këta libra mund të konsiderohen si “udhërrëfyes” të diskursit politik.

Lista e mëposhtme është një pikënisje për njerëzit që duan të mësojnë më shumë rreth historisë politike dhe të kuptojnë teoritë kryesore politike.

“Republika” nga Platoni

Sipas Platonit, njohja duhet të jetë faktori përcaktues se kush duhet të sundojë njerëzit, sipas pikëpamjes së Platonit filozofët, duhet të udhëheqin shtetin, ai argumenton se filozofët do të jenë udhëheqësit më të drejtë dhe më efikas.

“Kontrata Sociale” nga Jean- Jacque Rosseau

Jean-Jacque Rosseau botoi “Kontratën sociale” midis qeverive dhe njerëzve në vitin 1762. Parimi bazë i “kontratës sociale” të tij është se ligjet janë të detyrueshme vetëm kur ato mbështeten nga vullneti i njerëzve. Ky koncept e pozicionon vullnetin e popullit mbi autoritetin e qeverisë.

“Manifesti i Partisë Komuniste” nga Karl Marx dhe Frederick Engels

“Manifest i Partisë Komuniste”, eksploron kufijtë e një shoqërie kapitaliste dhe “mënyrën e prodhimit” kapitaliste. Ai arrin në përfundimin se shoqëritë kapitaliste do të “përmbysen me forcë” dhe do të zëvendësohen nga socializmi.

“1984” nga Geogre Orwell

Një histori që imagjinon – më tepër, paralajmëron – një të ardhme totalitare ku shoqëria qeveriset nga mbikëqyrja, gënjeshtra, propaganda dhe një lider suprem me një kult personaliteti.

“Gratë, raca dhe klasa” Angela Davis

Angela Davis, aktiviste politike radikale dhe shkollare, në këtë vepër paraqet një shqyrtim historik të lëvizjeve të grave, nga përpjekjet për çrrënjosje të skllavërisë e deri tek e drejta për të votuar. Duke shqyrtuar ndërlidhjen e këtyre lëvizjeve, Davis nxjerr në pah racizmin dhe pabarazitë klasore që kanë shoqëruar ato.

“Rruga e gjatë drejt lirisë”

Kjo është autobiografia e vitit 1994 e revolucionarit Nelson Mandela, edhe pse kjo është një autobiografi, është tekst thelbësor për shtypjen racore nga qeveritë.

Ne ishim tetë vjet në pushtet” nga Ta-Nehisi Coates

Ishim tetë vjet në pushtet  është një koleksion i eseve të Coates të shkruara rreth racës, historisë dhe fuqisë gjatë tetë viteve të presidencës së Obamës. Shumë prej eseve u botuan më parë në The Atlantic , dhe pastaj Coates shtoi librin me tetë ese të reja.