Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përfshihet në agjendën e së enjtes të Këshillit Evropian

Liberalizimi i vizave
Liberalizimi i vizave

Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit, dhe në këtë agjendë nuk është përfshirë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në këtë agjende është përmendur vetëm çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Mirëpo gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të diskutohet në Këshillin Evropian janë të mëdhaja, kjo pasi që në njërën prej pikave të agjendës që ndërlidhet me çështjet e politikës së jashtme, thuhet se “në dritën e ngjarjeve, Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje specifike të politikës së jashtme”.

Në ftesën e dërguar anëtarëve të Këshillit Evropian, presidenti i KE-së Charles Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Ai ka bërë të ditur se me liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohet më 23 qershor, duke filluar nga ora 09:30.

Letra e Charles Michel
Letra e Charles Michel