Lajme Botë

Libani zgjohet në dy zona kohore rivale

Njerëzit në Liban janë zgjuar në dy zona kohore rivale, mes një grindje midis autoriteteve politike dhe fetare se kur do të bëhet lëvizja e orës.

Kryeministri në detyrë, Najib Mikati njoftoi se lëvizja e orës do të fillojë në fund të Ramazanit muajin e ardhshëm, duke lejuar myslimanët të thyejnë agjërimin e tyre të përditshëm më herët.

Mikati mori vendim që ndryshimi i orës, pra ora verore të fillojë me 20 prill.

Ai nuk dha një arsye për masën, por shumë komentatorë e konsiderojnë atë si një mënyrë për të rritur popullaritetin e tij gjatë Ramazanit. Muaji i shenjtë musliman filloi më 22 mars dhe përfundon më 21 prill.

Nëse koha mbetet e pandryshuar, myslimanët do të jenë në gjendje ta thyejnë agjërimin e tyre një orë më parë, rreth orës 18.00 në vend të orës 19:00, koha kur perëndon dielli.

Por autoritetet e krishtera thanë se do të ora do të ndryshohet në të dielën e fundit të marsit ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve të botës, raporton BBC.

Disa organizata të mëdha libaneze kanë vendosur gjithashtu ta injorojnë atë. Dy kanale lajmesh, LBCI dhe MTV, lëvizën orët e tyre gjatë të dieles.

Middle East Airlines, fluturuesi kombëtar, vendosi për një kompromis. Ajo tha se orët e saj dhe pajisjet e tjera do të qëndronin në kohën e dimrit, por kohët e fluturimit të saj do të rregullohen për të shmangur ndërprerjen e orareve ndërkombëtare.

Mosmarrëveshja ilustron ndarjet e thella në një vend ku fraksionet e krishtera dhe myslimane kanë zhvilluar një luftë civile në fund të viteve 1970 dhe 1980 dhe ku pozitat politike janë të ndara midis grupeve fetare.

/Shqip.com