Teknologji Auto

Lexus do të zbulojë modelin LBX, më 5 qershor

Kompania japoneze, pjesë e Toyota-s, Lexus, ka ngacmuar publikun me disa foto të modelit të ri që në emërtim do të ketë gjithsesi shkronjën “X”

Vetura që do emërtohet me akronimin LBX, nuk ka gjasa të ofrohet vetëm me energji elektrike, duke pasur parasysh se vetura elektrike të Lexus do të caktohen me një ‘Z’, duke filluar me RZ.

Modeli i ri ka gjasa të jetë një automjet i segmentit B i bazuar në platformën TNGA-B që mbështet Toyota Yaris Cross.

Ky model ka synim tregun e luksit të nivelit të lartë, si një alternativë ndaj modeleve të tilla si; BMW Seria 7 dhe Mercedes-Benz S-Class.

/Shqip.com