Sport Ndërkombëtar

Lewis Hamilton e ngushton distancën me Verstappen

Lewis Hamilton

Lewis Hamilton ka dalë fitues në “Grand Prix” të mbajtur në Sao Paulo, të dielen.

Piloti spanjoll , me këtë fitore ka ka zvogëluar epërsinë e rivalit të titj, Max Verstappen dhe e ka lënë ende të hapur “luftën” për titull, shkruan shqip.com.

Për të, kjo ishte fitorja e gjashtë e realizuar në këtë sezonë.

Pas, fitores, ai u shpreh shumë i gëzuar, ndërsa tha se është tejet i lodhur fizikisht.

“”Nuk mbaj mend një fundjavë tjetër si kjo. Është shumë dërrmuese, të jem i sinqertë. Kjo ka qenë ndoshta një nga fundjavat më të mira, nëse jo fundjava më e mirë, që kam përjetuar. Një nga disqet më të mira që kam parë ndonjëherë”, tha ai, pas garës.

Lewis Hamilton takes superb win in Sao Paulo after Max Verstappen overtake  - BBC Sport
Tre vendet e para në këtë garë

Kurse, në anën tjetër, Verstappen tha se “Ishte një betejë e mirë, por në fund ne humbëm pak ritmin. Ne dhamë gjithçka sot, ishte shumë argëtuese”.

Ndërsa, këtë fitore të Hamilton e ka vlerësuar lartë edhe ish-kampioni i botës (1968), Damon Hill.

“Ishte një nga vozitjet më të mira që kam parë ndonjëherë në F1. Nga kushdo. Shumë i mrekullueshëm”, shkroi ai në Twitter.

Hamilton konsiderohet si njëri nga pilotët më të mirë të gjeneratës së tij dhe jo vetëm, ndërsa ka shumë rekorde në emrin e tij.

Ndër të tjera, 36 vjeçar është piloti me më së shumti fitore në “Grand Prix” në historinë e këtij sporti, gjithsej 101./Shqip.com