Lewandowski shkëput kontratën me kompaninë e njohur kineze
Publikuar:
(08.03.2022 15:21:03)

Ylli i Bayernit, Robert Lewandowski, e ka shkëputur përfundimisht marrëveshjen me sponsorin e tij, Huawei.
Vendimi i polakut erdhi pasi u shfaqën akuza për gjigantin kinez të teknologjisë se kompania ka ndihmuar Rusinë për të mbrojtur lidhjen e saj në internet nga sulmet e hakerëve pro Ukrainës.
Kjo ka bërë që sulmuesi polak ta ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me këtë kompani.
“Kemi marrë vendim për t’i dhënë fund bashkëpunimit të marketingut mes Robert Lewandowskit dhe kompanisë, Huawei”, ka thënë menaxheri i Lewandowskit, Tomasz Zawislak.
Nga ana e saj, dega e Huawei në Poloni i ka uruar suksese Lewandowskit, ndërsa i ka hedhur poshtë akuzat për ndihmë të rusëve./Shqip.com