Lewandowski shkëlqen, Barcelona triumfon

Barcelona e ka lënë prapa krahëve – humbjen ndaj Bayern Munchen.
Katalunasit kanë triumfuar 3-0 ndaj Elches për ta dëshmuar formën e lartë që po kalojnë në La Liga.
Edhe në këtë takim – pa asnjë dyshim futbollisti më i dalluar në fushën e gjelbër ishte Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak e tundi rrjetën dy herë – për të arritur në kuotën e tetë golave në total – në elitën e futbollit spanjoll.
Një herë realizoi edhe Memhis Depay – pas një veprimi maestral në minutën e 41-të.
Me këtë fitore – Barça ngritet në pozitën e parë në tabelë – me 16-të pikë të grumbulluara – pas gjashtë xhirove të zhvilluara.
Një më shumë se Real Madrid i pozitës së dytë – por “los blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër – Elche mbetet në vendin e fundit të La Ligës – me vetëm një pikë./Shqip.com