Sport Ndërkombëtar

Lewandowski jep lajmin e keq

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski pretendon se ai mund të tërhiqet nga futbolli në Barcelonë.

Sulmuesi polak thotë se pensioni i tij është “afër” pasi ai do të mbushë 35 vjet në gusht dhe ka pohuar se mund t’i varë këpucët në gozhdë.

Ai u transferua nga Bayern Munich verën e kaluar dhe pranon se është detyruar të përshtatet me një rol të ri. Reprezentuesi polak shënoi 33 gola në të gjitha garat, por iu kërkua të përballej me anën mbrojtëse të sistemit të trajnerit Xavi.

“Shkuarja ime në pension? Është afër. Është shumë e mundur që karrierën time ta përfundoj në Barcelonë, ku unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat. Ndjeva se shënova pesë apo gjashtë gola më pak sepse duhej të bëja gjëra të tjera. Roli im ishte i rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, më duhej të përshtatesha në një rol të ri”, ka thënë  Lewandowski për “Mundo Deportivo”.

Polaku ka kontratë deri në vitin 2026, kur ai do të mbushë 38 vjeç. Mbetet për t’u parë nëse klubi do të ishte i gatshëm t’i dorëzonte atij një marrëveshje të re në atë moment, apo nëse lojtari do të ishte i gatshëm ta nënshkruante atë, por duket se karriera e tij është në fund.

/Shqip.com