Sport Ndërkombëtar

Lewandowski flet për kthimin e Messit te Barcelona

Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për të parë Lionel Messin të kthehet në “Camp Nou”. Sulmuesi ka folur edhe se sa i lumtur është te Barcelona, ​​duke thënë se askund nuk është dashur aq shumë.

“Unë e di se çfarë do të thotë Messi për Barcelonën. Kur mendoni për Barcelonën, mendoni për Messin, dhe kur mendoni për Messin, shihni Barçën”, tha Lewandowski për Diario Sport.

“E di gjithashtu vlerën që Leo do t’i sjellë ekipit tonë, jo vetëm në fushë, por për të gjithë klubin”, shtoi ai.

Lewandowski beson se do të shkonte mirë me Messin te Barcelona, ​​pavarësisht se deri para disa vitesh ata ishin konkurrentë të drejtpërdrejtë në luftën për “Topin e Artë”.

/Shqip.com