Sport Ndërkombëtar

Lewandowski e publikon letrën përshëndetëse

Robert Lewandowski

Historia e Robert Lewandowskit dhe Bayern Munchen tashmë ka marrë fund.

Sulmuesi polak është larguar nga bavarezët edhe zyrtarisht dhe i është bashkuar Barcelonës.

Teksa, tashmë e ka publikuar edhe mesazhin përshëndetës.

Ndër të tjera, ai ka shkruar se “dëshiroj të falënderoj shokët e skuadrës, anëtarët e stafit, menaxhmentin e klubit dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë bërë të mundur që ne të fitojmë trofe për FC Bayern Munich”.

Lewa ka qenë pjesë e Bayernit për tetë vite – duke fituar po aq trofe të Bundesligës.

Ndërsa – një herë e ka ngritur edhe vesgjatën e Ligës së Kampionëve.

Sezonën e fundit –  ai e mbylli me 35 gola të shënuara – në 34 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com

Mesazhi i plotë – përshëndetës:

Dëshiroj të falënderoj shokët e skuadrës, anëtarët e stafit, menaxhmentin e klubit dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë bërë të mundur që ne të fitojmë trofe për FC Bayern Munich.

Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku.

Mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët sepse jeni ju që e bëni FC Bayern Munich klubin e veçantë që është.

Jam i privilegjuar që kam kaluar 8 vite të mrekullueshme me këtë klub dhe tifozët e tij dhe do të mbetet në zemrën time përgjithmonë.