Sport Ndërkombëtar

Lewandowski: Dua të fitoj trofe me Barçën

Robert Lewandowski

Largimi i tij nga Bayern Munchen u zyrtarizua dje, ndërsa sot ka folur për planet e tij me Barcelonën.

Robert Lewandowski ka dhënë intervistën e parë (për Bild) si lojtar i Barcelonës – duke theksuar faktin që dëshiron të fitojë trofe në “Camp Nou”.

“Dua të fitoj tituj me Barçën. Xavi ka një plan të qartë se si ta rikthejë Barçën në krye”, tha ai fillimisht.

Teksa, shtoi se “gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kishte shumë kohë për të menduar për asgjë. Tani jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje. Jam i lumtur që mund të kthehem shpejt në fushë me Barçën. Për mua, kjo është hapi tjetër në karrierën time”

Sulmuesi polak është i bindur – që skuadra katalunase do rikthehet përsëri në majat e futbollit – përkundër problemeve që pati në sezonin e kaluar.

“Barça kishte probleme sezonin e kaluar. Por klubi ka potencial të jashtëzakonshëm dhe ka bërë transferime të mira tani. Mendoj se klubi është në rrugën e duhur – të kthehet në krye. Qëllimi im është shumë i qartë për të arritur deri atje me Barçën dhe për të fituar trofe”, u shpreh ai.

Lewa dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje tre vjeçare.

Teksa, paga e tij do jetë nëntë milionë euro në sezon (neto).

Nga ky transferim – Bayerni ka fituar afro 50 milionë euro. /Shqip.com