Lewandowski do i “mbrojë” ngjyrat e Ukrainës në Kampionatin Botëror
Publikuar:
(20.09.2022 17:40:01)

Ukraina nuk u kualifikua dot në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Por, flamuri i kësaj kombëtare do të ketë vëmendje të madhe.
Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski do ta bartë shiritin e kapitenit – me ngjyrat e flamurit ukranias.
Këtë dhuratë ai e pranoi nga legjenda e futbollit të Ukrainës – Andriy Shevchenko.
“Faleminderit@jksheva7. Ishte kenaqesi te takoja ty! Do të jetë një nder për mua të mbaj këtë shirit kapitenësh me ngjyrat e Ukrainës në Kupën e Botës” , shkroi Lewandowski në Twitter.
Polonia gjendet në Grupin C – së bashku me Argjentinën, Arabinë Saudite dhe Meksikën.
Kupa e Botës – nis me 21 nëntor të vitit 2021, teksa i mbyll dyert me 18 dhjetor. /Shqip.com