Sport Ndërkombëtar

Lewandowski: Bayern nuk ka nevojë për një sulmues për të zëvendësuar

Robert Lewandowski

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka folur për klubin e vjetër, pas kalimit në Barcelonë.

Ai këmbëngul se Julian Nagelsmann ka ende “aq shumë lojtarë të talentuar sulmues” në dispozicion të tij në Allianz Arena.

Lewandowski ka insistuar se Bayern Munich nuk do të duhet të sjellë një zëvendësues të drejtpërdrejtë për të pas kalimit të tij te Barcelona.

Lewandowski i është bashkuar Blaugranëve në një marrëveshje verore prej 50 milionë eurosh , duke i dhënë fund qëndrimit të tij tetë vjeçar në “Allianz Arena”.

Është sugjeruar se largimi i reprezentuesit polak e ka dobësuar Bayernin, por ai këmbëngul se Nagelsmann ka ende shumë opsione cilësore për t’i përdorur në sulm.

“Mendoj se Bayerni ka aq shumë lojtarë të talentuar sulmues, saqë nuk keni nevojë domosdoshmërisht për një numër 9, një qendërsulmues të vërtetë. Sulmi i Bayernit është i jashtëzakonshëm, ata mund ta menaxhojnë atë shumë mirë, edhe pa një zëvendësim personal për mua”, ka thënë 33-vjeçari për Sport Bild.

Sadio Mane ka qenë i vetmi transferim i ri në radhët e Bayernit në fazën sulmuese, deri më tani këtë verë.

33 vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Barçën – ndërsa pritet të debutojë me 24 korrik – në miqësoren ndaj Real Madrid./Shqip.com