Lewandowski – autor i 300 golave në Bundesliga

Gola, gola dhe vetëm gola.
Robert Lewandowski – nuk po di ta shtypë butonin “stop”.
Sulmuesi polak ishte autor i një hat-tricki në ndeshjen që Bayerni triumfoi në udhëtim ndaj
FC Cologne.
Por, ky takim do mbetet gjatë në mendjen e numrit nëntë.
Ai, tashmë është autor i 300 golave në Bundesligën gjermane – shifër e jashtëzakonshme, dëshmi e punës së tij të palodhshme dhe formës së lartë ndër vite.
Vetëm Gerd Muller (365 gola), ka më shumë gola se ai.
Ndërsa, në përgjithësi, Lewa është në vendin e nentë – në top pesë ligat evropiane – për më së shumti gola.
Sa i përkt takimit, epiteiti i fituesit nuk ishte në dyshim për asnjë moment në këtë takim.
Tre gola të shënuar nga Lewaondowskit dhe një nga Tolisso – mjaftuan që të arkëtonin pikët e plota.
Me këtë fitore, bavarezët veçse e “blindojnë” vendin e parë.
Kjo skuadër ka grumbulluar gjithsej 46 pikë, pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.
Gjashtë më shumë se Dortmundi që gjendet një vend më poshtë.
Deri më tani, kampionët në fuqi kanë arkëtuar 15-të fitore, vetëm një barazim dhe tri humbje. /Shqip.com