Lajme

Lëvizjet në Qeverinë “Rama”, Presidenti dekreton emërimin e Blendi Gonxhes ministër

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi ministrat e rinj. Elva Margariti shkarkohet nga detyra e Ministres së Kulturës.

Ndërsa Ervin Mete shkarkohet nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet në në detyrën e Ministrit të Financave.

Po ashtu, Presidenti dekretoi edhe Blendi Gonxhen në strukturën e re qeverisëse që u krijua pak ditë më parë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kryeministri Edi Rama këtë fillim viti njoftoi ndryshimin në kabinetin qeverisës duke larguar ministren e Kulturës Elva Margariti e zëvendësuar atë me Blendi Gonxhen, një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë.

Këtë ndryshim kryeministri e komentoi si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

/Shqip.com