Lëvizje të shumta në NBA, për katër ditë, kontrata 1.8 miliard dollarë
Periudha e negociatave në afatin kalimtar të NBA filloi më 1 korrik.Pavarësisht faktit se marrëveshjet e reja për transferime ose zgjatje kontratash nuk do të nënshkruhen zyrtarisht deri më 6 korrik, akorde verbale janë mbyllur me vlerë miliona dollarë.
Në katër ditët e para, ka pasur lëvizje të shumta, por disa prej tyre janë të denja për të hyrë në historinë e NBA.
Vetëm në 10 zgjatje kontratash dhe një rinovim janë shpenzuar 1,815 miliard dollarë. Një ndikim në këtë shifër ka pasur shtimi i limitit për rrogat e basketbollistëve për sezonin 2023/2024.
Deri më tani, 4 lojtarë që nuk e kanë stautsin e yllit në parket kanë siguruar kontrata faraonike.
Anthony Edwards do të përfitojë 260 milionë dollarë në 5 vite te Timbewolves.
Edhe Lamelo Ball rinivoi me Hornets për pesë sezone me vlerë 260 milionë dollarë, shifra maksimale e lejuar nga NBA. Lojtarët po përfitojnë shfira të jashtëzakonshme, ndërsa legjenda e NBA, Michael Jordan në 15 vite karrierë përfitoi 94 milionë dollarë, tre herë më pak se sa nxënësi i tij.
Kontratë të majme ka marrë edhe Tirese Hellibwerton, që zgjati kontratën me Pacers me pesë vite me vlerë 260 milionë dollarë. Ndërsa Desmond Bejn në pesë vitet e ardhshme me Grizllis do të paguhet 207 milionë dollarë.
/Shqip.com