Sport Ndërkombëtar

Leverkusen mbeten të pamposhtur në Bundesligë, barazojnë Dortmundin në frymën e fundit

Dortmund dhe Leverkusen nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Signal Iduna Park”, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën.

Për të parë golin e parë të takimit u desh të vinte minuta e 81-të, kur Fullkrug dërgoi sferën pas shpinës së portierit Hradecky.

Kampionët e rinj të Gjermanisë ia dolën të marrin një pikë nga ky takim, pas golit të Stanisic në fund, duke mbetur kështu të pamposhtur në Bundesligë.

Me këtë rezultat, verdhezinjtë e Terzic janë në vendin e pestë dhe synojnë një vend që të dërgon në Champions.

/Shqip.com