Lajme

Leverkusen kampion i Gjermanisë pas 120 vitesh, VIDEO nga festa e çmendur – tifozët “pushtojnë” fushën

Leverkusen shkroi historinë, duke fituar titullin kampion në histori pas 120 vitesh.

“Aspirinat” siguruan trofeun sot pasdite, pas fitores 5-0 në “Bay Arena” ndaj Werder Bremen.

Tifozët nuk presin të mbarojë sfida dhe zbresin në fushë për të festuar titullin kampion për herë të parë.

Pas golit të 5-të të shënuar nga sulmuesi Wirtz (bëri tripletë sot), ata kanë zbritur të gjithë në fushën e blertë për të nisur festën e magjishme.

Lexo edhe:
Leverkusen bën mrekullinë, fiton për herë të parë titullin në Bundesligë

/Shqip.com