Sport Shqiptar

Leverkusen i “çmendur”, përmbys Qarabak në fund dhe kualifikohet në çerekfinale të Europa League

Çmenduri ajo që ndodhu mbrëmë në “Bay Arena” të Leverkusen, aty ku vendasit e Bayer vuajtën jo pak përballë azerëve të Qarabak.

Ndeshje e luftuar deri në fund dhe ata që festojnë janë gjermanët.

Kryesuesit e Bundesligës triumfuan 3-2 me përmbysje, me Patrick Schick që u tregua heroi i gjermanëve duke shënuar dy gola në minutat shtesë të takimit. Ekipi nga Azerbajxhani po udhëhiqte me shifrat 2:0 deri në minutën e 72-të të takimit kur Frimpong ngushtoi rezultatin dhe rihapi sfidën.

Minutat 93 dhe 98 shtesë i përkasin një bote tjetër. Patrick Schick nuk ndalet përballë portës azere dhe në të dyja rastet gjen rrugën e rrjetës.

Ndeshja e 37-të radhazi ku Bayer Leverkusen nuk njeh humbje. Të besuarit e Xavi Alonso “fluturojnë” në çerekfinalet e Europa League ku sot do të njohin rivalin e radhës.

Europa League, faza 1/8:

E enjte, 14 mars 2024

Rangers 0-1 Benfica

Slavia e Pragës 1-3 Milan

Villarreal 3-0 Marseille

West Ham 5-0 Freiburg

Atalanta 2-1 Sporting

Bayer Leverkusen 3-2 Qarabag

Brighton 1-0 Roma

Liverpool 6-1 Sparta e Pragës

/Shqip.com