Kulturë

Letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës për ish-komandatët e UÇK-së do të dërgohen në Hagë

Vizatimet dhe letrat e fëmijëve të Prishtinës, për ish-komandatët dhe ish-ushtarët e UÇK-së do të dërgohen në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, përmes rrjetit social Facebook.

“Pas ligjëratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, fëmijët bënë punime të ndryshme që i shpërndamë në OVL të UÇK-së. Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ajo.

Fëmijët kanë shprehur lavde për ish-ushtarët e UÇK-së përmes letrave.

“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.

“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.

“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër.

/Shqip.com