Kulturë Kino

Letra e Nënë Terezës: Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni dhe paqe në botë

Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, janë gjetur edhe shkrime të Nënë Terezës, gjet një letër e Nënë Terezës, ku shkruan për shqiptarët.

“Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”, shkruan në njëren prej letrave të publikuara.

Po ashtu, me njëvjetorin e shenjtërimit të saj, janë zbuluar edhe letra të reja të saj. Përmes një letre Nënë Tereza e njofton vajzën e dajës së vet, zonjën File Çuni e cila jetonte në Melburn, se përmes një telegrami prej Ages, qe njoftuar për vdekjen e nënës së saj Dranës.

Letra është e shkruar më 13 korrik 1972. Nënë Tereza, e njofton Filen edhe për adresat e banimit të motrës së saj Ages në Tiranë dhe vëllait të saj Lazrit në Palermo të Italisë.