Rozë

“Letër për ty” e punuar me ndjenja nga Genc Prelvukaj

Këngëtari Genc Prelvukaj ka lansuar këngën e re të tij e cila mban titullin “Letër për ty”.

Në krijimin e kësaj balade, këngëtari ka edhe rolin e producentit. Duke e ditur aftësinë tekstshkruese të Gencit, teksti i këngës është nga vet ai.

Ndërsa në Instagram, këngëtari ka thënë se kjo këngë është e punuar me ndjenja nga ana e tij.

“Leter per ty” Një kangë e punume me shume kujdes e shume ndjenje prej meje”, shkroi këngëtari.

Këtë vit, këngëtari ka zjellë disa bashkëpunime të reja. “Kalle” titullohet bashkëpunimi me Blasta e Granit ndërsa, “Ama” me partneren e tij, Eni Koçi.

/Shqip.com