Lajme

Lëshonin teste false për COVID-19, policia mbyll një laborator në Ferizaj

Test për COVID-19

Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur një laborator në komunën e Ferizajt pasi në të kryheshin teste false për Coronavirus.

Aksioni nga Policia e Kosovës është realizuar në katër lokacione të laboratorëve në Ferizaj, pas dyshimeve se kryheshin teste false për COVID-19, shkruan Shqip.com.

“Gjatë operacionit janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Më tej, Policia deklaron se Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin që ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Me vendim të Prokurorit ndaj tij është inicuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore./Shqip.com