Lajme

Lëshohet prapë urdhër arrest për Dardan Molliqajn

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Për shkak se Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka munguar në seancën e së premtes, përsëri ka dështuar të nis gjykimi për rastin e përleshjes fizike mes tij, shoqëruesit të tij dhe deputetit të VV-së, Haki Abazi, pas një debati televizivë në 2019-ën.

Në bazë të kësaj , Gjykata ka lëshuar ndaj Molliqaj urdhër arrest raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi bëri të ditur se i njëjti është arrestuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata më 17 qershor të këtij viti.

Tutje, e njëjta deklaroi se gjykata në koordinim me të akuzuarin Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës ka revokuar urdhër arrestin.

“Atëherë gjykata në koordinim me të pandehurin Dardan Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës dhe pasi i njëjti ka siguruar adresën e saktë dhe ka pranuar ftesën me vërejtje dhe njoftim për pasoja ligjore të mos paraqitjes gjykata, ndaj të njëjtit me datë 17.06.2022 e ka revokuar urdhër arrestin te datës 01.06.2022”, tha gjykatësja Pacolli-Rexhepi.

Një javë më herët Policia e Kosovës kishte arrestuar të enjten kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe katër aktivistë të kësaj partie.

Momenti i arrestim të Dardan Molliqajt

Në lidhje më këta policia ka thënë së për Molliqajn ka pasur urdhër-arrest, ndërsa thotë se janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë, “me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtarë policorë”.