Rozë

Lëshohet kënga e Butriniti, acarohet Luizi

Luiz Ejlit nuk i ka pëlqyer fare lëshimi i këngës së këngëtarit Butrint Imerit nga produksioni brenda shtëpisë.

Kënga e Butrintit, i cili kishte romancë me Kiara Titon u lëshua në kohën kur djemtë ndodheshin në dhomën e ndenjes dhe vajzat në një ambient tjetër, duke shijuar ‘Pyjama Party’.

Luizi pyeti Bledi Manen se: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.

“Këtu ne duam t’i bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.

“Këtu bën orkestrimin, tekstin, muzikën”, shtoi Mane.

/Shqip.com