Rozë

Leonora Jakupi thyen heshtjen për raportin me Valdrin Sahitin

Lonora Jakupi dhe Valdrin Sahiti

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është përfolur në media se ka prishur raportin me dizajnerin, Valdrin Sahiti.

E gjithë kjo pasi që Leonora ka kohë të gjatë që nuk ka bashkëpunuar me dizajnerin në fjalë.

Ndërsa, sot Valdrini kishte ditëlindjen dhe Leonora ka vendosur që ta urojë atë më fjalët më të mira.

Këngëtarja ka thënë se dyshja në fjalë kanë kaluar shumë sfida e mërzi së bashku, derisa e ka quajtur edhe vëlla.

“Nuk do më mjaftonin fjalët të flisja për ty, mik i çmuar, vëlla i vogël. Shumë sfida, mërzi, punë e dashni kemi pas këto vite bashkë. Ti mbetesh i vogli i zemrës sime e i madhi i artit dhe suksesit”, ka shkruar Leonora Jakupi.

Në anën tjetër , Leonora ka kohë të gjatë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor. Projekti i fundit ishte bashkëpunimi me Asim Gashin në Potpori.

Projekti që 10 muaj nga lansimi ka arritur 17 milionë klikime në platformën “Youtube”./SHQIP.com