Rozë

Leonora Jakupi tallet me lotët e Messit: I shkoi dita t’u kajtë

Leonora Jakupi dhe Lionel Messi

Lionel Messi gjatë ditës së diele i ka thënë lamtumirë ekipit të Barcelonës.

Ai gjatë fillimit të konferencë për media nuk ka arritur që t’i ndalë lotët, ku i janë dashur disa minuta që të qetësohet.

Fansat e yllit të futbollist në mbarë botën u shprehën të mërzitur me largimin e tij nga Barcelona.

Ndërsa përmes një postimi të bërë në Instagram, këngëtarja Leonora Jakupi ndryshe nga shumë kolegë të saj, duket se nuk është mbështetëse e Messi.

Ajo ka publikuar një shkrim ku thotë:

“Kurrë se dita çka ka Messi, i shkoj dita tu kajtë”.

Kujtojmë që Leonora ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikore dhe nuk ka bërë ndonjë paralajmërim se do të vijë me ndonjë këngë të re, të cilën shumë nga fansat e saj  e kanë pyetur./SHQIP.com