Rozë

Leonora Jakupi martohet në vitin 2022?

Këngëtarja nga Skënderaj, Leonora Jakupi

Këngëtarja nga Skenderaj, Leonora Jakupi, ka kohë që ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë, por duke mos e bërë publik identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ndonëse këngëtarja është shumë e rezervuar sa i përket jetës private, së fundmi ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim.

 “S’po di cilin me zgjedhë” ka shkruar Leonora në Instastory, teksa ka promovuar klipin e Valdrin Sahitit për koleksionin e tij të ri të fustaneve të nusërisë.

Përmes këtij postimi, artistja ka ngritur dyshime se vitin e ardhshëm do t’i japë fund beqarisë.

42-vjeçarja aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri të shkurtër i titulluar “Amël”.

Në këtë album janë gjithsej pesë projekte: “Amël”, “Dashnia jeme”, “A kaloi”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”. /SHQIP.com