Rozë

Leonora i reagon ashpër Nora Istrefit

Nora Istrefi ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku shpalosi shumë gjëra nga jeta e saj.

Ajo u pyet nëse ia ka vjedhur këngë Leonora Jakupit pa leje duke ia “djegur”.

Nora tha se një e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe se ajo këngë ishte e saj dhe mbante gjëra personale në të.

“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë” e cila këngë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë dhe e kam ndjerë shumë, hala e dua si këngë”.

Në lidhje më këtë deklaratë ka reaguar edhe Lonora e cila në një postim në Instagram tha: “edhe hajn edhe rrenc”.

Ndryshe, Nora në intervistë u shpreh kundër raporteve të tensionuara mes vajzave në estradë, duke e lidhur këtë pjesë me feminizmin.

/Shqip.com