Sport Ndërkombëtar

Leonardo: Në dëshirojmë që Mbappe të qëndrojë në PSG

Kylian Mbappe

PSG-ja nuk po dëshiron që të heq dorë nga Kylian Mbappe, asesi.

Drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo Araújo për mediat franceze ka thënë se ata dëshirojnë që sulmuesi të mbetet në ekipin e tyre, përcjellë Shqip.com.

“Në dëshirojmë që Mbappe të qëndrojë në PSG, ai e prezanton klubin 100%, është një xhevahir dhe është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë”, ka thënë Leonardo.

Ai po ashtu nuk e la pa përmendur faktin që përfaqësues të Real Madrid kanë folur disa herë për lojtarin në fjalë.

Pochettino: Mbappe has not asked to leave PSG and will be involved against  Reims
Mbappe dhe Leonardo

“Mendoj që Real Madrid e meritojnë një sanksion për shkak që ata gjithmonë po flasin për Mbappen.Ai është futbollisti ynë”, u shpreh Drejtori sportiv i PSG-së.

Kylian, është vetëm 22 vjeçar, ndërsa kontrata e tij me nënkampionët e Francës, skadon në verën e ardhshme.

Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje për vazhdimin e tij, atëherë francezi mund të largohet i lirë qysh nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Interesim të theksuar për të kanë shprehur Real Madrid, ndërsa edhe vetë futbollisti në fjalë ka pranuar publikisht që e kishte kërkuar largimin nga Franca gjatë sezonës së kaluar./Shqip.com