Sport Ndërkombëtar

Leonardo: Do të bëjmë gjithçka për ta bindur Mbappen të qëndrojë

Kylian Mbappe

Presidenti i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka folur për të ardhmen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Ai ka deklaruar se ka ende mundësi që ylli francez të qëndrojë në Paris.

“Për sa kohë që ai ende nuk ka nënshkruar me ndonjë ekip tjetër, ne do të bëjmë gjithçka, do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur atë. Kemi një brez të ri, kemi dëshirë të bëjmë investime të tjera”, tha ai.

Kylian Mbappe dhe Leonardo

Sipas mediave franceze PSG i ka ofruar një kontratë të re yllit të skuadrës, kontrata e të cilit i skadon në verën e këtij viti.

Sipas mediave franceze PSG i ka ofruar një kontratë të re yllit të skuadrës, kontrata e të cilit i skadon në verën e këtij viti.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Leonardo, i cili ka deklaruar se nuk e kanë diskutuar ende këtë pjesë të kontratës.

Mbappe ishte pranë largimit edhe në fillim të stinorit, me Real Madridin që ofroi mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij, por kjo ofertë u refuzua nga drejtuesit e PSG-s.

Kylian Mbappe

Ai iu bashkua skuadrës së Pochettinos nga Monaco në vitin 2017 dhe që atëherë ai ka zhvilluar 206 paraqitje.

Mbappe për PSG-në ka shënuar 152 gola dhe ka dhuruar 92 asistime./Shqip.com