Rozë Ndërkombëtar

Leonardo DiCaprio në mbrojtje të lumit Vjosa: Do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit

Leonardo DiCaprio

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio është bërë një personazhet më të rëndësishëm për mbrojtjen e Lumit Vjosa, në Shqipëri.

Ai ka disa kohë që lobon për çështjen e ambientit, i cili ka kërkuar vazhdimisht që Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe të mbrohet nga dëmtuesit.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, aktori deklaron se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit.

Lumi Vjosa

Me tej, DiCaprio tha se ky projekt do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.

“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera.

Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, ka shkruar DiCaprio.

Përmes një ‘link’-u të vendosur në postim, shihet edhe peticioni i krijuar për lumin “Vjosa”./SHQIP.com