Rozë Ndërkombëtar

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid zyrtarisht në lidhje

Aktori i njohur botërisht, Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid janë zyrtarisht çifti më i ri i showbizz-it.

Spekulimet se ka diçka mes tyre kanë nisur para disa ditësh dhe madje ata u fotografuan afër njëri-tjetrit.

“Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën”.

Sipas raportimeve, ata kanë shumë miq të përbashkët dhe të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku.

Interesi i aktorit për Hadid vjen vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes gati 5 vjeçare me modelen Camila Morrone.

Së fundmi është raportuar se arsyeja e ndarjes ka të bëjë me faktin se DiCaprio ka dashur fëmijë ndërsa modelja nuk ka për qëllim që të sakrifikojë karrierën për dëshirën e tij.