Sport Ndërkombëtar

Leo Messi do zbarkojë përsëri në “Santiago Bernabeu”

Leo Messi

Edhe njëherë, do zbarkojë në “Santiagio Bernabeu”

Shorti ka vendosur që PSG-ja dhe Real Madrid të takohen në fazën e parë me eleminim direkt.

Argjentinasi ka kaluar 18 vite në Barcelonë dhe kjo ndeshje do jetë tejet e veçantë për të.

Sa ishte pjesë e blaugranëve, ai realizoi plot 26 gola kundër “mbretërve”, më së shumti në historinë e “El Classicos”.

Momentalisht, të dyja skuadrat po kalojnë në formë të mirë dhe prijnë bindshëm në ligat përkatëse.

El Clásico: Lionel Messi's Late Goal Lifts Barcelona Over Real Madrid - The  New York Times
Messi kundër Real Madrid, foto nga e kaluara

Takim interesant pritet të jetë edhe Atletico Madrid-Manchester United.

“Djajtë e Kuq” po kërkojnë ta rikthejnë lavdinë e dikurshme në këtë kompeticin.

Në krye me Cristiano Ronaldon, kjo skuadër është favoritë në letër përballë spanjollëve për shkak se kanë treguar formë më të lartë në Champions.

Po ashtu, CR7 e ka “për qejfi” Atleticon, pasi e ka mposhtur në këtë garë plotë tri herë.

B/R Football on Twitter: "Griezmann vs. Ronaldo. They go again. 💥  https://t.co/t2RzsTDcsq" / Twitter
Ronaldo – kundër Atletico Madrid, foto nga e kaluara

Dy herë në finale, kurse një herë në fazën 1/16, sa ishte pjesë e Juventusit.

Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone e siguroi kualfiikimin në këtë fazë, vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Ku e mposhti Porton, me rezultat 1-3.

Të gjitha takimet:

Salzburg-Bayern Munchen

Sporting-Manchester City

Benfica-Ajax

Chelsea-Lille

Atletico Madrid-Manchester United

Vilarreal-Juventus

Inter-Liverpool

Real Madrid-PSG /Shqip.com