Sport Ndërkombëtar

Lëndohet Zhegrova, zëvendësohet pas 36 minutave

Lille është duke luajtur kundër Montpellier në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit francez.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje u inkuadrua lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova luajti vetëm 36 minuta dhe u detyra të largohet nga fusha pasi, pësoi një lëndim.

Sulmuesin e Kosovës e zëvendësoi Adam Ounas.

Zhegrova iu bashkua Lille në janar të këtij viti, pasi u transferua nga Baseli.

Ai këtë stinor ka zhvilluar katër ndeshje, por ende nuk ka arritur të gjejë golin apo asistoj.

Derisa stinorin e kaluar 23-vejçari bëri 14 paraqitje, duke shënuar një herë e asistuar një herë tjetër./Shqip.com