Sport Shqiptar

Lëndohet Zhegrova, në dyshim për ndeshjen e radhës

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova përballet me Irlandën e Veriut të enjten me fillim nga ora 20:45.

Por, “Dardanët” po përballen me shumë probleme, ku përveç suspendimit të Fidan Alitit dhe Aro Murici, në dyshim janë Vedat Muriqi dhe së fundmi edhe Edon Zhegrova.

Edon Zhegrova

Për Muriqin e konfirmoi Alain Griesse se ai mund të mungojë.

Derisa Zhegrova u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Pas përballjes me  Greqinë, Kosova kërkon rikthimin te fitorja, të enjten me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Shqip.com