Lëndohet Paqarada, mund të humbas ndeshjet e Kosovës

Pas një mungese të gjatë, Leart Paqarada është ftuar përsëri me Kombëtaren e Kosovës, por duket se ai mund t’i humbas ndeshjet e shtatorit.
Paqarada u lëndua në humbjen e St Pauli përballë Jahn Regensburg me rezultat 2:0.
Në minutën e 62 ai u zëvendësua dhe skuadra tha se ka pësuar një lëndim të lehtë.
62′ #Paqarada looks to have picked up a knock and has been replaced by Lars #Ritzka. 🔁#fcsp | #ssvfcsp 2-0
— FC St. Pauli English (@fcstpauli_EN) September 18, 2022
Kosova javën e ardhshme do të zhvillojë dy ndeshje e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Paqarada këtë stinor ka zhvilluar tetë paraqitje në Bundesliga 2, duke shënuar një gol e asistuar katër të tjera./Shqip.com