Sport Ndërkombëtar

Lëndohet Christensen, humb ndeshjen ndaj Realit

Andreas Christensen

Skuadra e Barcelonës ka marrë lajme të këqija para ndeshjes së kthimit kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit.

Mbrojtësi danez, Andreas Christensen, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sotme kundër Finlandës, dhe është detyruar të largohet nga loja vetëm pas 18 minutave.

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore, Christensen kishte një thyerje në pulpin e majtë, dhe pritet të mungojë së paku për 3-4 javë.

Ky do të jetë një shqëtsim i madh për Barcelonën, pasi do të humbas edhe ndeshjen ”El Clasico” ndaj Real Madridit e cila zhvillohet me 5 prill.

/Shqip.com