Lajme

Lëndohen tre persona nga një aksident trafiku në Strellc të Deçanit

Aksidenti ne Strellc te Deçanit

Ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit, në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona.

Për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mund të ju konfirmoj se rreth orës 11:06 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona”, tha Gashi.

Aksident trafiku në Strellc të Deçanit.

Ndërsa për të lënduarit, Gashi thotë se kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Tre personat e lënduar në aksident kanë lëndime të lehta trupore për çka edhe ju është ofruar tretmani i nëvojshëm mjekësor”, tha ai.

Aksident trafiku në Strellc të Deçanit.

Sipas Gashit, organet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin./Shqip.com

Aksident trafiku në Strellc të Deçanit.