Lajme

Lëndohen tre persona në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë mbetur të lënduar të dielën si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Sllatinës.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Në afërsi të Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar për një aksident. Të përfshira kanë qenë tri automjete dhe është raportuar se 3 persona kanë marrë lendime”, tha Hoxha.

Ndërsa shtoi se njësitet e trafikut janë marr me rastin./Shqip.com

Lexo edhe:
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri vetura (VIDEO)