Lajme

Lëndohen pesë persona nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi tha për Shqip.com se në vetaksident ishte e përfshirë vetëm një veturë.

“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Policia e Kosovës

Krasniqi shtoi se në vendngjarje kanë dalë edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve./Shqip.com