Lajme

Lëndohen dy punëtorë pas djegies së një mobilierie në Prizren

Dy persona janë lënduar nga një zjarr i madhe që ka kapluar një fabrikë të mobileve në Prizren.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, drejtori rajonal Faton Alija, i cili tha se dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur një incident zjarri, dëmet materiale janë mjaftë të mëdha. Dy persona, të cilët janë punëtorë të fabrikës kanë marrë lëndime trupore, por jashtë rrezikut për jetë. Të gjitha njësit janë prezente, zjarrfikësit, policia, KEDS-i”.

Ai tha se shkaqet që shkaktuan zjarrin nuk dihen ende.

/Shqip.com