Lajme Shqiptare

Lëndohen dy persona nga një vetaksident trafiku në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Janë lënduar dy persona nga një vetëaksident me makinë i cili ka ndodhur në Ferizaj.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes më kushtet e rrugës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orës.

Pasagjeri dhe drejtuesi i makinës janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar ka shkaktuar aksident trafiku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri mashkull kosovar. Të lënduarit pas pranimit të trajtimit mjekësorë janë liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Gjatë 24 orëve të fundit, PK-ja njofton se kanë ndodhur 22 aksidente të trafikut me të lënduar./Shqip.com